Lidhje

Senati miraton planin për financimin e përkohshëm të qeverisë

  • Zëri Amerikës

Senati miraton planin për financimin e përkohshëm të qeverisë

Senati miraton planin për financimin e përkohshëm të qeverisë

Senati amerikan miratoi një masë për financimin e përkohshëm të qeverisë federale për dy javë, për të mënjanuar mbylljen e qeverisë ndërsa ligjvënësit debatojnë buxhetin afatgjatë.

Senati votoi sot, një ditë mbas Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi ligjin. Marrëveshja e përkohëshme tani do të duhet të nënshkruhet nga Presidenti Barak Obama.

Zoti Obama tha se ai ishte i kënaqur që Kongresi e kaloi këtë ligj, por i bëri thirrje ligjvënësve që të nisin takimet menjëherë me zyrtarë të administratës për të gjetur gjuhën e përbashkët për buxhetin. Në një njoftim, ai tha se të jetosh me kërcënimin e mbylljes së qeverisë nuk është e përgjegjshme.

Marrëveshja për buxhetin e përkohshëm mes republikanëve - që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, dhe demokratëve - që kontrollojnë Senatin, do të sjell shkurtimin e 4 miliardë dollarëve nga buxheti vjetor federal e disa prej këtyre shkurtimeve do të prekin programet për të cilat presidenti Obama ka kërkuar zgjatje të mëtejshme të buxhetit.

XS
SM
MD
LG