Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve rifillon punimet pas të shtënave tragjike në Arizona

  • Majkëll Bouman

Dhoma e Përfaqësuesve rifillon punimet pas të shtënave tragjike në Arizona

Dhoma e Përfaqësuesve rifillon punimet pas të shtënave tragjike në Arizona

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan rifillon punën këtë javë, pas ndërprerjes një javore të punimeve pas goditjes së rëndë me armë zjarri të kongresistes nga Arizona, Gabrielë Gifords. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman na informon se debatimi i ligjeve në Dhomë do të vërë në provë thirrjen e Presidentit Barak Obama për një diskutim më të qytetëruar në shkallë kombëtare.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane ka në krye të rendit të ditës prapsimin e reformës së kujdesit shëndetësor të Presidentit Obama. Kongresisti nga Arizona, Xhef Flejk, pret që diskutimet të zhvillohen me një ton më të qetë pas tragjedisë së Arizonës.

"Mendoj se do të ketë një debat më të qytetëruar nga sa do të ishte parë në rrethana të tjera. Nuk jam i sigurt nëse përmbajtja e tij do të ndryshojë shumë. Republikanët janë të angazhuar për prapsimin e ligjit të Dhomën e Përfaqësuesve. Por mendoj se toni i debatit do të ndryshojë dhe kjo është një gjë e mirë”.

Zoti Flejk i bëri këto komente në programin Face the Nation të kanalit televiziv CBS. Në këtë program mori pjesë edhe kongresistja demokrate Debi Vaserman Shulc e Floridës, e cila është kundër prapsimit të ligjit për reformën e kujdesit shëndetësor.

"Unë nuk kam në plan të debatoj vlerat e mia dhe parimet e zgjedhësve të mi me më pak këmbëngulje. Por për mendimin tim toni i debatit fillon tek ne dhe ne duhet të japim shembullin. Mendoj se të gjithë ne duhet të jemi më të kujdesshëm për fjalët që përdorim”.

Amerikanët mund të shikojnë një zbutje të shkurtër të ndarjeve partiake javën e ardhshme kur Presidenti Obama të mbajë fjalimin e tij për gjendjen e vendit në Kongres. Senatorja demokrate, Kirsten Gillibrand është një nga disa ligjvënëist që pu u bën thirrje demokratëve dhe republikanëve të qendrojnë sëbashku dhe të mos e ndajnë Dhomën e Përfaqësuesve në dy parti.

"Kjo është një simbol dhe simbli është një vend shumë i mirë për të filluar. Ajo që do të krijohet është imazhi i Kongresit për të vendosur se ne do të punojmë si një trup i vetëm, por jo si dy palë të ndryshme”.

Senatorja është mikeshë e kongresistes Gabrielë Gifords, e cila u godit në kokë me armë zjarri më 8 janar. Gifords shpëtoi, por gjashtë njerëz u vranë nga një breshëri të shtënash nga një person i vetëm i armatorur.

Senatorja Gillibrand e ka vizituar zonjën Gifords në spital dy herë javën e kaluar. Ajo tha se Gifords nuk ka folur ende, por duket se është në rrugën e një mrekullie përmirësimi.

"Ajo është në gjendje të lëvizë të dy anët e trupit. Ajo është në gjendje të marrë frymë. Ajo po u tregon njerëzve se mund të komunikojë duke na shtrënguar duart dhe duke lëvizur krahët dhe këmbët dhe duke na parë. Ajo është duke bërë një përparim të madh”.

Ndërkohë që të dhëna më shqetësuese po zbulohen për gjendjen mendore të personit të armatosur që hapi zjarr, Xhared Li Lofner, disa demokratë dhe republikanë po bëjnë thirrje për më shumë vemendje ndaj çështjes së gjendjes mendore në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG