Lidhje

Dhoma e Përfaqësueve i jep fund një programi që punëson nxënësit në Kongres

  • Zëri Amerikës

Dhoma e Përfaqësueve i jep fund një programi që punëson nxënësit në Kongres

Dhoma e Përfaqësueve i jep fund një programi që punëson nxënësit në Kongres

Dhoma e Përfaqësueve po i jep fund një programi gati 200 vjeçar që u jep nxënësve të shkollave të mesme mundësi të punojnë në Kongres për disa muaj.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner dhe kryetarja e pakicës demokrate Nancy Pelosi, thanë se programi i praktikantëve do të mbyllet në fund të këtij muaji.

Ata cituan shpenzimet prej 5 milionë dollarësh në vit për porgramin dhe thanë se përparimet në teknologji e kanë bërë të panevojshëm shërbimin e praktikantëve.

Programi punësonte rreth 70 nxënës për të shërbyer si përcjellës së mesazheve dhe postjerë në komplekset e Kongresit. Por tani shumica e dokumenteve shpërndahen në mënyrë elektronike.

Praktikantët kishin gjithashtu konviktin dhe shkollën e tyre.

Programi ka shkaktuar debate në të kaluarën. Në vitin 2006, republikani Mark Foley nga Florida dha dorëheqjen pas njoftimeve se ai kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme tek të paktën një prej ish-praktikantëve.

XS
SM
MD
LG