Lidhje

Dhuna ndaj fëmijëve, reagojnë ekspertët


Zoti Tamo thotë se Tirana është bërë një qendër e madhe dhe në rrëmujën e saj mund të fshihen shumë kriminelë dhe veprimtari e paligjshme.

Njoftimet ende të pakonfirmuara për vrasjen e një fëmije të përdhunuar seksualisht janë tronditëse edhe për profesorët dhe pedagogët e psikologjisë. Shefi i departamentit të psikologjisë dhe edukimit në fakultetin e shkencave sociale në UT, Adem Tamo, thotë se ngjarja ka disa shtresa të zeza; fëmija është përdhunuar, ai a humbur jetën më pas, ndërsa familja dhe shoqëria janë goditur në një pikë shumë delikate.

Reagime për dhunën ndaj fëmijëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:13 0:00


Zoti Tamo thotë se Tirana është bërë një qendër e madhe dhe në rrëmujën e saj mund të fshihen shumë kriminelë dhe veprimtari e paligjshme. Njerëzit fshehin identitetin, shkëmbehen me të panjohur, nuk njohin fqinjët apo i takojnë ata vetëm në ashensor. Ky fragmetarizim i shoqërisë është i dëmshëm, dhe përgjegjësia kryesore nuk i duhet kërkuar policisë e gjykatave, por së pari familjes, thotë ai.

Sipas profesorit Tamo, policia vjen e dyta, edhe ajo me përgjegjësi të mëdha. Analistët vërejnë se policia nuk ka studiuar prirjet kriminale të popullatës dhe listat e kriminelëve. Puna e policisë duhet të modernizohet me të njëjtën shpejtësi që zhvillohet edhe jeta e qytetarëve, thotë ai.

Ndërsa pedagogu Skerdi Zahaj i Universitetit të Tiranës është specialist për ndërhyrjet në krizat dhe traumat psikologjike. Ai thotë se në të tilla raste të gjithë nxitojnë që të ndëshkojnë fajtorët në polici dhe gjyqe, por harrojnë se ata që kanë më shumë nevojë janë viktimat, ndaj shoqëria dhe institucionet shtetërore duhet të përgatiten më mirë për rehabilitimin e tyre.

Identifikimi i abuzuesve seksualë është shumë i vështirë, sepse nuk shenja apo sjellje të caktuara. Ai mund të jetë familjar i viktimës, mësues, shok apo fqinj i tij, mund të jetë kushdo. Rruga më e mirë është që fëmija të bisedojë në shtëpi, dhe që gjithë institucionet policia, mjekësia, shkolla dhe familja të bashkëpunojnë periodikisht para se të ndodhin ngjarjet e rënda.

Sipas një studimi të UNICEF, dhuna seksuale e raportur nga vetë nxënësit është 13, 6 për qind e tyre. Shifrat janë të larta, dramatike dhe të ngjashme me një studim botëror me 180 vende. Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është mjaft e pranishme, së bashku me dhunën e llojeve të tjera ndaj të miturve.
XS
SM
MD
LG