Lidhje

Ekspertët: Dhuna ndaj grave në Kosovë ende në shkallë të lartë

  • Leonat Shehu
  • Prishtinë

Ekspertët: Dhuna ndaj grave në Kosovë ende në shkallë të lartë

Ekspertët: Dhuna ndaj grave në Kosovë ende në shkallë të lartë

Përfaqësues të institucioneve vendase e ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile thanë se dhuna ndaj gruas është një dukuri e cila rëndon jetën në Kosovë dhe kërcënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Këto komente u bënë sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas, me ç’rast u prezantua edhe “Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i Veprimit 2011 – 2014, që synojnë angazhimin e bashkërenduar për luftën kundër dhunës në baza gjinore.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaha tha se dhuna ndaj grave, si një fenomen me të cilin Kosova vazhdon ende të përballet, është shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe kjo duhet të ndryshojë.

“Është shkelje e të drejtave themelore. Lufta kundër kësaj dukurie kërkon vetëdijesim të përgjithshëm dhe qasje gjithëpërfshirëse për të bërë atë të papranueshme dhe të patolerueshme në shoqëri. Dhuna ndaj gruas vazhdon të jetë shkak i trajtimit të pabarabartë dhe të pa drejtë të femrës në shoqërinë tonë. Dhuna në çfarë do forme e ushtruar në privatësinë familjare apo në sferën publike shkatërron jetesa dhe trondit trungun e shëndosh të familjes”, tha Presidentja Jahjaga.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, tha se plani i prezantuar sot parasheh një luftë të ashpër kundër dhunës ndaj grave që është dukuri shkatërruese e shoqërisë sonë. Ai tha se plani parasheh parandalimin e dhunës, mbrojtjen si dhe përkrahjen dhe riintegrimi i viktimave. Ai e cilësoi tragjik faktin se gjysma e rasteve të dhunës të paraqitura në polici kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe se gati të gjitha këto raste të paraqitura janë te drejtuara ndaj grave apo fëmijëve.

“Shoqëria jonë tani më është e alarmuar nga rastet e tilla të dhunës dhe në këtë drejtim kemi një vullnet të përgjithshëm për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri. Pikënisja e çdo gjëje, edhe në këtë rast është vullneti i shoqërisë për tu nisur drejt luftimit të kësaj dukurie. Andaj sot me keqardhje që kemi një prani të tillë në shoqërinë tonë po ashtu shpreh edhe vullnetin dhe shpresën tonë që qeveria, shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat vendore janë të angazhuar maksimalisht për të luftuar këtë fenomen”, tha zëvendëskryeministri Kuqi.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, në bashkëpunim me Koalicionin e Strehimoreve të Kosovës, filluan sot një fushatë 16 ditëshe të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave. Zëvendës ambasadori amerikan në Kosovë Michael Murphy tha se këto 16 ditë janë një mundësi për ri përkushtimin ndaj çlirimit të grave nga ankthi i dhunës.

Vendet nuk mund të përparojnë nëse gjysma e popullsisë së tyre është e margjinalizuar, e keqtrajtuar apo subjekt i diskriminimit”, tha zoti Murphy duke tërhequr vërejtjen në statistikat e dhunës sipas të cilave vetëm në pjesën e parë të këtij viti, dy gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje, ndërsa mbi 350 janë identifikuar si viktima të dhunës në familje.

Por, këto janë vetëm rastet e raportuara në polici. Veprimtarët humanitarë shprehen të shqetësuar se numri i atyre që nuk raportohen kurrë, mund të jetë shumë i lartë.

XS
SM
MD
LG