Disa qindra qytetarë të Shkodrës, kryesisht të rinj e të reja, morën sot pjesë në marshim paqësor me moton "Fund dhunës ndaj grave. Tani!". Marshimi u organizua nga shoqata "Gruaja tek Gruaja" dhe Bashkia e Shkodrës në kuadër të ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj grave.