Lidhje

Dhuna shënon ditën e Krishtlindjeve në Nigeri


Dhuna shënon ditën e Krishtlindjeve në Nigeri
Dhuna shënon ditën e Krishtlindjeve në Nigeri

Ishte një Krishtlindje e përgjakshme në Nigeri, ku të paktën katër shpërthime tronditën vendin duke vrarë 39 vetë, përfshi disa persona gjatë një meshe në kishën katolike pranë kryeqytetit Abuja.

Sekti radikal mysliman Boko Haram, emri i të cilit do të thotë “Edukimi perëndimor është mëkat”, mori përgjegjësinë për atë çka u duk të ishte një sulm i koordinuar.

Shpërthimi më i rëndë ndodhi pranë kishës së Shën Terezës, e cila ndodhet në rrethinat e Madallas. Dëshmitarët thanë se pati tensione pas shpërthimit, me të rinj të zemëruar që vendosën barriera, duke detyruar policinë të qëllonte në ajër për t’i shpërndarë.

Grupi ekstremist tha gjithashtu se ishte autor i një tjetër shpërthimi me bombë të mëvonshëm në një kishë evangjeliste në qendër të qytetit Jos, ku përleshjet midis të krishterëve dhe myslimanëve janë të shpeshta. Zyrtarët thanë se një oficer policie mbeti i vrarë gjatë këtij shpërthimi.

XS
SM
MD
LG