Lidhje

Dhuna në Tiranë u dënua nga Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja


Thornbjorn Jagland
Thornbjorn Jagland

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland,dënoi protestat e dhunshme që ndodhën sot në Tiranë.

“Jam shumë i shqetësuar për shpërthimin e dhunës dhe për viktimat që solli demonstrata në rrugët e Tiranes këtë pasdite. Dënoj te gjitha llojet e dhunës dhe i bëj thirrje të gjitha forcave politike të angazhohen në dialogun konstruktiv, brenda institucioneve demokratike ekzistuese në Shqipëri”, thekson në deklaratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Edhe Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Lituanisë Audronius Ažubalis, u bëri thirrje të gjithëve në Shqipëri të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

“E drejta për të demonstruar vjen së bashku me përgjegjësinë për ta bërë këtë në mënyrë paqësore”, tha zoti Ažubalis. “Dialogu dhe bashkëpunimi mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet Shqipëria. Dhuna dhe deklaratat provokative vetëm sa e përkeqësojnë situatën”.

Ai theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj në Shqipëri do të vazhdojnë të punojnë së bashku me dhe të mbështesin përpjekjet e autoriteteve, institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë civile të Shqipërisë për të konsoliduar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG