Lidhje

Afganistan, dhunë në prag të zgjedhjeve presidenciale


Ekstremistët talebanë kanë kryer një sulm ndaj zyrave qendrore të zgjedhjeve në Afganistan, i fundit në një valë sulmesh para zgjedhjeve presidenciale të javës së ardhshme.

Zyrtarët afganë thonë se ekstremistët vendosën sot eksplozivë në Komisionin e Pavarur të Zgjedhjeve në Kabul, pak para se të fillonte një konferencë shtypi.

Dëshmitarët thonë se zyrtarët e zgjedhjeve u strehuan në ambjente të posaçme të sigurta në ndërtesën e fortifikuar.

Një zëdhënës i policisë së Kabulit i tha Zërit të Amerikës se pesë ekstremistë u vranë nga sulmi, që solli si rezultat një betejë me armë zjarri mes ekstremistëve dhe forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG