Lidhje

Dhunë në Pakistan, vritet guvernatori i provincës së Punjabit

  • Zëri Amerikës

Dhunë në Pakistan, vritet guvernatori i provincës së Punjabit

Dhunë në Pakistan, vritet guvernatori i provincës së Punjabit

Guvernatori i provinces Punjab të Pakistanit u qëllua për vdekje nga njëri prej rojeve të tij personale. Ministri i Brendshëm i Pakistanit Rehman Malik tha se Selman Tasir u vra sot në mëngjes në Islamabad, për shkak të kundërshtimit të ligjit pakistanez për blasfeminë.

Ministri tha se vrasësi është ndaluar dhe e ka pranuar fajin. Selman Tasir ishte anëtar i rëndësishëm i Partisë së Popullit dhe aleat i afërt i presidentit pakistanez Asif Ali Zardari. Vrasja e tij është e dyta e një njeriu të rëndësishëm që nga vrasja e ish-kryeministres Benazir Bhuto në dhjetor të vitit 2007. Qeveria pakistaneze deklaroi sot mbajtjen e 3 dite zie kombetare.

Ligji për blasfeminë i kundërshtuar nga zoti Tasir, u bë i njohur në arenën ndërkombëtare pasi një grua e krishterë u dënua me vdekje në nëntor nga një gjykatë pakistaneze, nën akuzat për fyerje ndaj islamit. Ditët e fundit disa parti fetare zhvilluan protesta kundër planeve qeveritare për ta ndryshuar ligjin e blasfemisë. Zyrtarët thanë se qeveria nuk do ta ndryshojë ligjin.

XS
SM
MD
LG