Lidhje

Dhuruesja e veshkës nga Facebook-u

  • Zllatica Hoke

Shumica e njerëzve e përdorin Facebook-un për të mbajtur kontaktet me miqtë e tyre. Megjithatë kohët e fundit, media sociale po tregon se mund të jetë e dobishme gjithnjë e më shumë edhe në përmbushjen e nevojave të tjera. Prindërit e dëshpëruar të një vajze dy-vjeçare me një sëmundje serioze të veshkave gjetën një dhurues veshke pasi bënë thirrje në Facebook.

Arianna jeton në shtetin amerikan të Minesotës. Kur ajo ishte rreth shtatë javëshe, u diagnostikua me një çrregullim të rrallë gjenetik të veshkave. Babai i saj, Jeremy Booth, thotë se që atëherë, dializa e ka mbajtur gjallë.

“Ajo është në trajtim dialize çdo natë. Zgjat rreth 10 deri në 12 orë. E merr trajtimin sa shtrihet shtrat dhe e heq kur zgjohet në mëngjes.”

E lodhur së pari vajzën e saj duke vuajtur, Ashley Booth postoi një lutje për ndihmë në Facebook. 2400 kilometra në jug, në Florida, Christy Harding, gjithashtu një mama e një vajze të vogël, e pa thirrjen dhe vendosi të dhurojë veshkën e saj nëse përshtatej.

“Nuk imagjinoj dot se si mund të jetë të presësh për një telefonatë të tillë kur të thonë se dikush ka marrë vendimin për të shpëtuar jetën e vajzës suaj.”

Kur zonja dhe zoti Booth morën telefonatën që konfirmonte se veshka e zonjës Harding përshtatej, mamaja e Arianës u përshkua nga emocioni.

“Doja të qaja. Doja të buzëqeshja. Djali im qëndronte atje dhe lotët rridhnin nga sytë dhe tha: ‘Mami, kush është? Çfarë ka ndodhur?’ Dhe unë thashë: ‘Asgjë. Janë lotë lumturie. Arianna më në fund do të marrë një veshkë."

Operacioni është planifikuar për në fillim të muajit maj.


XS
SM
MD
LG