Lidhje

Diamanti rozë mund të shitet deri në 38 milionë dollarë


Diamanti rozë mund të shitet deri në 38 milionë dollarë
Diamanti rozë mund të shitet deri në 38 milionë dollarë

Një diamant i rrallë në ngjyrë rozë që do të nxirret në ankand muajin e ardhshëm mund të shitet deri në 38 milion dollarë.

Këtë shifër e dhanë ekspertët e firmës së ankandeve Sotheby. Diamanti i bukur prej 24.78 karat do të vihet në shitje nga një koleksionist privat i paidentifikuar, njoftoi firma.

Ky diamant u shit për herë të fundit nga koleksionisti i Nju Jorkut Harry Winston dhe ka një prerje klasike me kënde paksa të rrumbullakosur. Për shkak të përdorimit, diamanti ka një difekt që nuk duket me sy të zhveshur por mund të riparohet dhe të vlerësohet si i përsosur.

Ai ka filluar të ekspozohet në vende të ndryshme të botës duke filluar me Hong Kongun më 2 tetor, ndërsa më 16 nëntor do të nxirret në ankand në Gjenevë.

XS
SM
MD
LG