Lidhje

Leonardo DiCaprio takohet me Papën


Aktori Leonardo DiCaprio u takua sot me Papa Françeskun në Vatikan për të diskutuar mbi shqetësimin e tyre të përbashkët – mjedisin. Ai i dorëzoi Papës një çek nga fondacioni i tij bamirës.

Aktori DiCaprio i ofroi Papës një libër me vepra nga piktori holandez i shekullit të 15 Hieronymus Bosch, dhe i tregoi një riprodhim të pikturës me titull "Kopshti i Kënaqësive tokësore" që e mbante të varur te koka e krevatit kur ishte fëmijë.

DiCaprio tha se kjo pikturë përfaqësonte edhe shqetësimet e Papa Françeskut për mjedisin.

Një ndihmës më pas dorëzoi i Françeskut një zarf dhe i shpjegoi se aty kishte një çek nga Fondacioni Leonardo DiCaprio që Papa ta përdorte për bamirësisë që dëshironte.

DiCaprio, është emëruar për çmimin Oskar për rolin e tij në filmin "The Revenant," dhe prej shumë vitesh ka shprehur interesim për mbrojtjen e mjedisit.

XS
SM
MD
LG