Lidhje

Digjet makina e një punonjësi serb të OSBE-së në Mitrovicë


Digjet makina e një punonjësi serb të OSBE-së në Mitrovicë
Digjet makina e një punonjësi serb të OSBE-së në Mitrovicë

Në Kosovë, zyrtarët e policisë thanë se në pjesën veriore të Mitrovicës, është djegur një makinë, pronë e një banori serb.

Një zëdhënës i policisë tha se makina ishte djegur nga një shishe me benzinë e hedhur nga persona të panjohur në orët e hershme të mëngjesit. Burimet lokale të informimit thanë se pronari i makinës është Miodrag Miliçeviç, punonjës i zyrës rajonale të Misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Policia tha se nuk dihen ende motivet apo autorët e këtij incidenti të cilin ajo e ka cilësuar si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Kohëve të fundit në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe janë regjistruar një varg incidentesh gjatë të cilave janë dëmtuar pronat e serbëve që punojnë në organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare apo organizata të tjera që kanë të bëjnë me institucionet e Kosovës.

XS
SM
MD
LG