Lidhje

Dimri i ashpër në veri të Shqipërisë krijon probleme transporti


Dimri i ashpër në veri të Shqipërisë krijon probleme transporti
Dimri i ashpër në veri të Shqipërisë krijon probleme transporti

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur të mbuluar nga dëbora të gjithë zonën veriore të Shqipërisë. Në komunat e largëta malore dëbora ka arritur lartësinë mbi një meter, ndërsa në qytete ajo tashmë ka arritur në 50 centimetër.

Situata e krijuar në Qarqet Kukës e Shkodër është shoqëruar me probleme dhe vështirësi jo vetëm në transportin rrugor, por edhe në furnizimin me energji elektrike, shërbimin shendetësor si dhe ecurinë e procesit mësimor.

Reshjet e shumta të dëborës, që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit në rrethet Shkodër, Pukë dhe Malesi e Madhe, kanë detyruar shtabin e emergjencave civile që të mbledhet në mesditë me urgjencë për të analizuar situatën në këto rrethe dhe për të marrë masat e nevojshme për zhbllokimin e rrugëve kombëtare dhe rurale si dhe për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve në këto rrethe

Gjatë ditës së sotme vemendja është përqendruar në mbajtjen hapur të rrugëve kombëtare që lidhin rrethet veriore të Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit.

Sipas Drejtorit Rajonal të rrugëve, Nesti Kirit, rreshjet e dëborës, që kanë nisur që gjatë ditës së djeshme, kanë qenë shumë të mëdha, megjithatë në këtë Qark rrugët janë të kalueshme në të gjithë akset kombëtare të kësaj zone. Zona më problematike është Qafa e Malit, me mbi 1200 metër lartësi, atje kalohet me zingjirë. Aksi Pukë-Qafë Mali kalohet me dy kalime. Ndërsa aksi tjetër i Qafës së Mali është me një kalim, por janë hapur disa xhepa për ndërimin e automjeteve. Firmat kontraktore po punojnë pa u ndalur, sepse era që fryn e risjell dëborën duke ribllokuar rrugët.

Ndërkohë, më e rënduar është situata në komunat e Qarqeve Shkodër e Kukës, ku pjesa më e madhe prej tyre janë të izoluara, për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora dhe ngricat si dhe pamundësia e vetë komunave për t’i zhbllokuar ato

Drejtori I rrugëve rurale, Gjovalin Kodra thotë se, aktualisht, nga 302 kilometër rrygë rurale, që ne kemi si ndërmarrje e rrugëve rurale, janë të bllokuara 250 kilometër. Aktualisht po punohet për zhbllokimin e rrugëve kombëtare dhe, pas kësaj, ne po bëjmë një plan ndërhyrje me firmat private dhe do të fillojmë me zhbllokimin edhe të rrugëve rurale. Më problem është komuna Vermosh, që është e bllokuar prej 10 ditësh, gjithashtu edhe komunat e tjera të Dukagjinit, ndërsa komunat e rrethit të Pukës thuajse janë të bllokuara të gjitha.

Gjatë ditës së sotme, vështirësi janë shfaqur edhe në shërbimin shendetësor, në zonat malore të Kukësit, Hasit, Tropojës, Pukës dhe Malësisë së Madhe, ndërkohë që procesi mësimor thuajse është pezulluar në të gjitha shkollat e këtyre rretheve, kjo për shkak të bllokimit të rrugëve rurale dhe pamundësisë së transportit të mësuesve.

Stacionet meterologjike parashikojne vazhdimin e rreshjeve te debores edhe gjate diteve ne vazhdim,. Ndaj shtabet e emergjncave civile ne Qarqet Shkoder e Kukes I apeluan sot popullartes per te bashkepunuar me strukturat e emegjncave civile per perballimin e kesaj situate te veshtire.

XS
SM
MD
LG