Lidhje

Dinastitë ekonomike të Afrikës


Denis Sassou-Nguesso, President i Republikës së Kongos

Denis Sassou-Nguesso, President i Republikës së Kongos

Afrika ka shembuj të shumtë të dinastive ekonomike, të rasteve kur udhëheqësit e politikës dhe financave u kalojnë pasuri të mëdha fëmijëve të tyre, veprime që shpesh janë burim akuzash për korrupsion. Disa familje po arkëtojnë mbi pushtetin politik dhe pasurinë e prindërve të tyre për t’u bërë të pasur.

Një klub i ri po del në Afrikë, bijtë e udhëheqësve autokratë të cilët grumbullojnë pasuri të konsiderueshme ndërsa banorët e vendeve të tyre zhyten në varfëri.

Në Guinenë Ekuatoriale, Banka Botërore vlerëson se 12 në çdo 100 fëmijë vdesin para se të mbushin pesë vjeç.

Djali i drejtuesit I udhëheqësit të vjetër të këtij vendi ka blerë një avion Gulfstream, një vilë në Malibu dhe një orë që kushton 3,7 milion dollarë. Por paga qeveritare që merr Teodoro Obiang Nguema Mangue është nën 100 mijë dollarë.

Në vitin 2007, Shtetet e Bashkuara shpenzuan gati 6,7 milion dollarë në programe për të ushqyer fëmijët në shkollat e varfëra të Republikë së Kongos.

Në vitin 2006, Presidenti i këtij vendi, Denis Sassou-Nguesso dhe eskorta e tij shpenzuan më shumë se 150 mijë dollarë në dhoma hoteli dhe shërbime gjatë një vizite pesë-ditore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në vitin 2007, organizata Global Witness dokumentoi se djali i presidentit shpenzoi qindra mijëra dollarë për pazar në tregje të huaja.

Kritikët thonë se shumë nga këta pasardhës të pasur kanë një tjetër gjë të përbashkët: korrupsionin.

Këtë vit, revista Forbes njoftoi debutimin e parë të një femre miliardere të Afrikës. Isabel dos Santos thotë se e ka grumbulluar pasurinë e saj nëpërmjet punës së vështirë dhe vendimeve mendjemprehta në biznes. Ajo është gjithashtu vajza e presidentit për një kohë të gjatë të Angolës - një fakt që i bën shumë kritikë të shtrojnë pyetjen se si ajo i fitoi kaq shumë kontrata të majme qeveritare.

Arvind Ganesan i organizatës Human Rights Watch ka shpenzuar vite duke studiuar korrupsionin, dhe është fokusuar në Guinenë Ekuatoriale dhe Angolën.

"Ajo që të bën përshtypje në lidhje me të dyja këto dinasti është se kur flitet për pasurinë, qoftë nëpërmjet procedurave ligjore në rastin e Obiangsave, apo përmes këtij njoftimi se Isabel dos Santos tani është gruaja më e pasur në Afrikë, duhet të shohim historinë. Dhe historia e vërtetë tregon se me anë të lidhjeve të tyre me qeverinë, ata janë në gjendje të ndërmarrin investime fitimprurëse apo të kenë qasje ndaj burimeve fitimprurëse të të ardhurave që u mundëson vënien e kësaj pasurie.

Ganesan thotë se duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje mënyrës se si këto familje i marrin paratë e tyre.

"Pra, në përgjithësi ajo që duket është krijimi i dinastive ekonomike që kanë për bazë dinastitë politike ekzistuese. Dhe kjo, sipas mendimit tim, dhe jo vetëm timin, është një arsye për të hetuar se si qeveria i shpenzon të ardhurat e veta".

Por debate po shtohet. Hetuesit francezë kanë qenë prej kohësh në kërkim të mënyrës se si familja Sassou-Nguesso e Republikës së Kongos ka blerë kaq shumë shtëpi luksoze në Francë.

Dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë kohët e fundit u përpoq të kapte avionin Gulfstream të zotit Obiang duke argumentuar se avioni ishte marrë me anë të mjeteve të paligjshme. Masa dështoi për shkak të mungesës së provave. Por, më shumë veprime të tilla mund të priten.

Analistët thonë se presioni i brendshëm dhe i jashtëm janë të nevojshëm në përpjekjet për të zgjidhur abuzimet e mundshme dhe uljen e korrupsionit të dyshuar.

Corinna Gilfillan e organizatës Global Witness thotë se një mënyrë është t’u pritet rruga zyrtarëve të korruptuar.

"Ne duam të shohim Shtetet e Bashkuara të godasin shumat e të hollave të korruptuara që po vijnë në vend. Dhe ata mund ta bëjnë këtë në një numër mënyrash. Një mënyrë është ajo që të konfiskojnë pasuritë e zyrtarëve të korruptuar, dhe kjo është ajo që ju jeni duke parë në rastin e Guinesë Ekuatoriale. Gjë tjetër që ata mund të bëjnë është të përpiqen të ndalin paratë e korruptuara të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Ata mund t’ua bëjnë shumë më të vështirë zyrtarëve të korruptuar të jenë në gjendje të sjellin të hollat e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe t’i shpenzojnë ata në gjëra luksoze, ndërsa njerëzit e tyre jetojnë në varfëri."


Ajo thotë se grupi mbikqyrës rekomandon që bankat të shohin më nga afër nga vijnë paratë e investitorëve dhe vëren se prirja e udhëheqësve të pasur është në rritje dhe po përhapet, jo vetëm në Afrikë, por në mbarë botën.

Bamirësja nga Afrika e Jugut Elizabeth Donaldson jep një paralajmërim. Disa prej këtyre fëmijëve të pasur, thotë ajo, do ta kuptojnë herët a vonë se pasuria nuk është gjithshka.

“Unë jam rritur me disa nga këta fëmijë që kanë patur fatin të rriten me pasuri dhe të jenë të pasur por e di me siguri që kjo nuk i ka bërë të lumtur dhe nuk i ka bërë të funksionojnë më mirë sesa të tjerët. Në fakt mendoj se ndodh e kundërta” .

Trego komentet

XS
SM
MD
LG