Lidhje

Diplomacia mban larg kuvendit Hillari Klintonin


Ndërsa ish-presidenti amerikan Bill Klinton mbajti fjalimin entuziast në Kuvendin Kombëtar Demokrat, bashkëshortja e tij, Hillary, ishte gati 16 mijë kilometra larg duke përmbushur detyrat e saj si sekretare e shtetit.

Hillary Clinton ishte në vendin e vogël të Timorit Lindor si pjesë e një turneu në pesë vende të Azi-Paqësorit dhe Rusi. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Gusmão Kay Rala, ajo tha se bashkëshorti i saj pati nderin të emërojë Presidentin amerikan Barak Obama për të garuar si kandidat i partisë në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Por ajo tha se ishte e rëndësishme për të që të mos ishte e përfshirë në kuvend për shkak të pozicionit të saj si shefja e diplomacisë amerike.

"Zyrtarisht, më lejoni të them se për dekada sekretarët e shtetit nuk kanë ndjekur kuvendet politike për shkak të natyrës jo-partiake të politikës sonë të jashtme. Mendoj se ky është një rregull i mire që unë sigurisht e pranoj. Ky është kuvendi i parë që kam humbur në, shumë e shumë vite”.

Zonja Klinton më vonë pa një regjistrim të fjalimit të bashkëshortit të saj në ambasadën amerikane.

Zoti Obama fitoi ndaj Hillary Clintonit në fushatën brenda partisë demokrate në vitin 2008. Por familja Klinton mbetet një forcë e fuqishme politike në parti, duke bërë që shumë të parashikojnë se ajo do të provojë edhe një herë tjetër të garojë për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG