Lidhje

Diplomatët perëndimorë sërish në zyrat e PD dhe PS


Diplomatët perëndimorë sërish në zyrat e PD dhe PS

Diplomatët perëndimorë sërish në zyrat e PD dhe PS

Diplomatët perëndimorë zhvilluan sot takime të tjera me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetari e Partisë Socialiste, Edi Rama, për të nxitur palët të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit për reformat europiane.

Drejtuesi i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Volfart, zëvendës-ambasadorja SHBA-ve Debora Jones dhe përfaqësuesi i delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Etore Sekui, vizituan kryeministrit dhe dy prej tyre selinë e Partisë Socialiste me të njëjtën shpresë se do të bindin politikanët kryesorë që të ulen së bashku për të kryer reformat e parashtruara në 12 rekomandimet e fundit të Bashkimit Europian.

Zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve vendore të 8 majit dhe perspektiva politike e Shqipërisë ishin tema kryesore në këto takime.

Kryeministri Berisha, sipas njoftimeve nga zyra e shtypit e qeverisë, u deklaroi tre diplomatëve perëndimorë se qeveria ka vullnetin e plotë transparencë dhe bashkëpunim me opozitën për reformën elektorale dhe për të gjitha reformat e integrimit dhe anëtarësimit në BE, të cilat kërkojnë konsensus të gjerë.

Zoti Berisha tha më parë në mbledhjen e fundit të këtij sezoni me deputetët e maxhorancës se bashkëpunimi me opozitën do të jetë sa i hapur aq edhe i bazuar tek Kushtetuta dhe shteti ligjor, edhe pse socialistët refuzuan në fundjavë ftesën për dialog të nënkryetarit të PD, Astrit Patozi.

Zoti Berisha tha se disa nga reformat ngecën për shkak se zoti rama vendosi që ta përdorë pushtetin që i dhanë qytetarët me vota për të bllokuar institucionet dhe jo për të punuar së bashku.

Opozita ka bërë të ditur se do të kthehet në parlament vetëm në shtator kur të nisë sesioni i ri dhe se nuk do të jepte fund bojkotit në seancat e fundit të korrikut. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thënë se mund të ulet në dialog me maxhorancën vetëm përmes garancive të ndërkombëtarëve.

Një seri vartësish të tij na bashki po japin dorëheqjen ndërkohë që po përgatiten mbledhja e këshillit të ri bashkiak, ku maxhoranca dhe opozita janë sërish pothuajse barazim.

XS
SM
MD
LG