Lidhje

Disa miliarderë do të japin shumicën e pasurisë për bamirësi


Disa miliarderë do të japin shumicën e pasurisë për bamirësi
Disa miliarderë do të japin shumicën e pasurisë për bamirësi

Themeluesi miliarder i rrjetit Facebook, Mark Zukerberg si dhe 16 individë dhe familje të pasura në Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të japin shumicën e pasurisë për bamirësi.

Falë suksesit të Facebook-ut, Zuckerberg mendohet të ketë një pasuri prej 6.9 miliard dollarësh. Biznesmeni 26-vjeçar thotë se disa njerëz të kamur presin derisa të moshohen për të ndihmuar. Ai thotë se është gabim që të pritet “kur ka aq shumë punë për t’u bërë”.

Dhuruesit e rinj i janë bashkëngjitur projektit bamirës të quajtur “Zotimi për të dhuruar”, që u nis nga miliarderët Warren Buffet dhe Bill Gates. Grupi tani ka 57 anëtarë dhe po kërkon rekrutë të rinj jashtë Shteteve të Bashkuara.

Angazhimi merret në një kohë kur kriza ekonomike ka rritur nevojën për shërbime shoqërore dhe ka pakësuar dhurimet bamirëse.

XS
SM
MD
LG