Lidhje

Objekte të reja në Elbasan për çmontimin e municioneve

  • Armand Mero

Objekte të reja në Elbasan për çmontimin e municioneve

Objekte të reja në Elbasan për çmontimin e municioneve

Shqipëria do të shkatërrojë të gjithë municionet dhe armatimet e saj të vjetëruara brenda vitit 2013. Këtë e konfirmoi sot ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili mor pjesë në inaugurimin e linjave të reja të demontimit.

Falë një financimi të qeverisë daneze, Shqipërisë i janë dhuruar 6 pajise të cilat realizojnë shkatërrimin e municioneve. Katër prej tyre janë instaluar në Poliçan dhe dy të tjera në Mjekës.Me vënien e tyre në punë do të arrihet shkatërrimi i mbi 30 mijë tonë municione.

Shqipëria ka trashëguar nga regjimi komunist një sasi prej afro 90 mijë ton armatime dhe municione të vjetëruara të cilat gjenden në depo dhe përbëjnë ende një kërcënim.

Sipas ambasadorit danez ky proces i shkatërrimit të municioneve përfaqëson një ndarje me të kaluarën. Ndërsa ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh tha se shpërthimi i Gërdecit vuri në dukje seriozitetin e situatës.

Dy vjet më parë, pikërisht si pasojë e kushteve të pasigurta në të cilat realizohej shkatërrimi i municioneve ndodhi shpërthtimi i cili i mori jetën e 26 personave duke sjellë edhe dëme të mëdha prej disa milion eurosh.

XS
SM
MD
LG