Lidhje

Disidenti kinez Fang Lizhi vdes në Shtetet e Bashkuara


Disidenit kinez, Fang Lizhi, fjalimet e të cilit frymëzuan protestat në Sheshin Tien An Men të Pekinit, vdiq në Shtetet e Bashkuara, në moshën 76 vjeçare.

Disidentët kinezë në mërgim thanë se Fang vdiq të premten në shtëpinë e tij në Tucson të shtetit jugperëndimor, Arizona.

Një nga astrofizikanët kryesorë kinezë, Fang u bë mbrojtës i flaktë i reformave demokratike gjatë demonstratave pro demokracisë në fund të viteve 80-të.

Ai u përjashtua në partia komuniste në vitin 1987 dhe u pushua nga punë në universitet, nën akuzuar për nxitje të trazirave.

Pas goditjes ushtarake të 4 qershorit 1989 kundër protestuesve pro demokracisë në Sheshin Tien An Men, Fand dhe e shoqja u strehuan në ambasadën amerikane në Pekin.

Megjithë kërkesat e përsëritura nga qeveira kineze, zyrtarët amerikanë refuzuan t’ua dorëzonin çiftin autoriteteve të vendit. Çifti Fang qendori në misionin amerikan për një vit, para se qeveria kineze ta lejonte të largohej nga vendi.

XS
SM
MD
LG