Lidhje

Dita e parë e Botërorit 2010, Afrika e Jugut barazim me Meksikën


Vendi organizator i Kampinatit Botëror të Futbollit, Afrika e Jugut, e përfundoi ndeshjen e parë të kampionati përballë Meksikës me rezultatin 1-1, në ndeshjen e parë të regjistruar në tokën jugafrikane. Ekipi vendas shënoi golin e parë të kampionatit, në ndeshjen që u zhvillua në Johanesburg.

Lojtari anësor afrikano jugor Sifi Tshabalala shënoi në minutën e 55 në stadiumin “Qyteti i futbollit”, ku u zhvillua ndeshja.

Mbrojëtsi meksikan Rafael Markues barazoi në minutën e 79.

Kjo ndeshje iu dha nga një pikë si Afrikës së Jugut, e quajtur Bafana Bafana, e cila rendite e 83 në klasifikimin botëror, dhe ekipit meksikan i quajtur El Tricolor, që renditet i 17. Ekipet janë në grupin A të Kampionatit të këtij viti.

Asnjë ekip vendas nuk ka humbur në ndeshjen e parë hapëse të Kampionateve botërore të futbollit. Sfida e Afrikës së Jugut është që mos të eliminohet që në ndeshjet brenda grupeve, në mënyrë që mos të hyjë në historinë e kampionatit botëror të futbollit, si ekipi i parë vendas që u eliminua në një fazë të tillë .

XS
SM
MD
LG