Lidhje

OKB-Iran, Dita e dytë e bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit

  • Zëri Amerikës

Agjencia bërthamore e OKB-së po mban sot ditën e dytë të bisedimeve me Iranin, lidhur me dyshimet për përpjekje të Teheranit për zhvillimin e armëve bërthamore. Një nga çështjet kryesore në tryezën e bisedimeve është që Irani t’i lejojë inspektorët bërthamorë të kontrollojnë qendrën ushtarake të Parchinit, pranë Teheranit.

Zyrtarët dyshojnë se Irani ka ndërtuar një kompleks që mund të përdoret si vend ku kryhen prova bërthamore, dhe diplomatët perëndimorë e akuzojnë Teheranin se po përpiqet të zhdukë provat para se t’i lejojë inspektorët e Kombeve të Bashkuara që të hyjnë brenda kësaj zone. Irani i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar ato qesharake.

XS
SM
MD
LG