Lidhje

Sot është Dita e Nënës


Sot është Dita e Nënës, një festë që nderon nënat dhe që shënohet me mënyra të ndryshme në mbarë botën. Kjo ditë në Shtetet e Bashkuara u krijua në vitin 1908 nga Anna Jarvis, një aktiviste shoqërore, dhe u bë festë zyrtare në vitin 1914.

Jarvis cila ishte fëmija e 10-të e një famjljeje me 13 fëmijë, i filloi përpjekjet për ta shpallur festë ditën e nënës, pas vdekjes së në nënës së saj. Më vonë Jarvis do të denonconte komercializimin e kësaj feste me vlera shpirtërore.

Dita e Nënës festohet të dielën e dytë të muajit maj në Hemisferën Veriore. Traidicionalisht, në këtë ditë fëmijët i dhurojnë nënave lule, kartolina, apo dhurata të tjera.
XS
SM
MD
LG