Lidhje

Dita e parë e shkollës: emocione dhe vështirësi


Mbi 39 mijë fëmijë hynë për herë të parë në shkolla duke marrë librin e “Abetares”, mbi 400 mijë në 9-vjeçare, dhe afro 150 mijë në të mesme.

Rreth 600 mijë fëmijë e të rinj shqiptarë nisën sot studimet në shkollat parauniversitare të Shqipërisë nga klasa e parë deri në klasat e 12 të gjimnazeve. Të shoqëruar nga prindër dhe nga të afërm, ata u takuan me mësues dhe shokë të rinj, ndërsa mbanin në duar libra të një klase më të lartë. Mbi 39 mijë fëmijë 6-7 vjeçarë hynë për herë të parë në shkolla duke marrë në duar librin e “Abetares”, mbi 400 mijë në 9-vjeçare, dhe afro 150 mijë në të mesme.

Fillojnë shkollat në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:17 0:00



Në shkollat e Tiranës janë ngritur 25 laboratorë të rinj dhe 9 palestra sportive, janë rindërtuar 4 shkolla, dhe riparimi i gjithë objekteve të tjerë shkollorë. Për shkak të lëvizjeve të mëdha të popullatës brenda vendit drejt qyteteve të mëdha, kryeqyteti vuan edhe sivjet mbingarkesën e klasave me nxënës. Në afro 70 për qind të shkollave të mesme procesi mësimor do të zhvillohet me turne. Ka gjimnaze që kanë nga 12 deri në 16 klasa çdo vit të ri shkollor me nga 35 nxënës në secilin grup.

Denduria e lartë e nëxënësve në shkolla nuk është problemi i vetëm i sistemit arsimor. Rrjedhimisht mungojnë tavolinat dhe kushtet e duhura për një proces normal mësimi si nga nxënësit edhe nga mësuesit. Si qeveria edhe bashkia vazhdimisht premtojnë përmirësimin e kushteve mësimore, por objektet shkollore janë gjithmonë të pamjaftueshme ashtu si edhe financimet për sistemin arsimor.

Infrastruktura e shkollave është veçanërisht e dobët në zona larg kryeqytetit, ku numri i nxënësve është i ulët, por ku mungojnë elemente minimale të strehimit të fëmijëve, si ngrohja dhe izolimi i klasave. Pajisja e nxënësve me libra ka shkruar me mungesa në disa qytete ndërsa në shkolla të tjera ka mungesa fillestare të ujit dhe higjenës.

Në regjistrimet e këtij viti është rritur numri i fëmijëve të emigrantëve që janë kthyer, ndërsa rreth 600 fëmijë dhe 600 nëna në 1208 familje janë të ngujuar për shkak të gjakmarrjes dhe nuk kanë mundur të paraqiten në shkolla.

XS
SM
MD
LG