Lidhje

Dita e Falenderimeve, një traditë e vjetër amerikane


Dita e Falenderimeve, një traditë e vjetër amerikane
Dita e Falenderimeve, një traditë e vjetër amerikane

Miliona amerikanë festojnë sot Ditën e Falenderimeve në një darkë tradicionale me famijen dhe miqtë.

Dita e Falenderimeve që festohet të enjten e katërt të nëntorit, është një nga festa me më shumë udhëtime të vitit. Darka ka në qendër gjelin e detit, patatet, dhe ëmbëlsirën me kunguj.

Shtetet e Bashkuara e shënuan zyrtarisht këtë festë në vitin 1863 megjithëse festa besohet të jetë festuar për herë të parë në vitin 1621.

Përveç darkës tradicionale, shumë amerikanë e kalojnë këtë ditë duke ndjekur aktivitete të ndryshme siç është edhe parada vjetore e Ditës së Falenderimeve në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG