Lidhje

Dita kombëtare e jetimëve


Jetimet
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:54 0:00
Në Shqipëri u shënua sot Dita Kombëtare e Jetimëve, një ditë kur shoqëria dhe institucionet reflrtojnë dhe i ndihmojnë më shumë ata.

Instituti për Integrimin e Jetimëve i kërkoi qeverisë që të hartojë një ligj të ri për statusin e jetimit.

Këtë vit u kërkua më shumë vëmendje për jetimët e moshës 15 vjeç, që largohen nga institucionet e kujdesit shtetëror.
Jetimet
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:54 0:00

Në ditën kombëtare të jetimëve shqiptarë Instituti për Integrimin e tyre kërkoi një ligj të ri për statusin e fëmijëve të braktisur, në mënyrë që ata të trajtohen me dinjitet. Shumë prej këtyre jetimëve pasi kalojnë moshën 15-18 vjeç mbeten pa strehë dhe pa punë, pasi largohen nga qendrat shtetërore, dhe jetojnë në një varfëri ekstreme me vetëm 30 dollarë ndihmë sociale.

Shqipëria ka aktualisht mbi 31 mijë fëmijë jetimë, të cilët nga lindja deri në 15 vjeç trajtohen mirë nga shteti, por pas kësaj moshe ata përballen me vështirësi të mëdha. Sipas organizatave joqeveritare, ligjet janë të pamjaftueshme, dhe se në Shqipëri ka më shumë fëmijë jetimë nga sa njihen si të tillë me ligj. Por vështirësitë më të mëdha i ndeshin jetimët mbi moshën 15 vjeç. Ata dalin nga shkollat dhe jetimoret në rrugë të madhe midis rreziqeve, dhe për ta nuk parashikohet më asnjë mbrojtje sociale.

Drejtuesi i Institutit Kombëtar për Integrimin e Jetimëve, Ilir Çumani, thotë se ligjet shqiptare në këtë fushë janë të mangëta, sepse quajnë jetim vetëm fëmijët me prindër të vdekur. Këta zënë vetëm 18 për qind të jetimëve në shkallë vendi, ndërsa pjesa dërrmuese rreth 80 për qind janë jetimë socialë me prindër të paaftë, pra jetimët socialë.

Tranzicioni dhe emigrimet masive, vdekjet e prindërve në mosha të re, divorcet dhe braktisja e kanë rritur mjaft numrin e jetimëve në Shqipëri. Një sfidë e vërtetë është strehimi dhe punësimi i tyre kur rriten.

Shqipëria ka 28 qendra të kujdesit, një pjesë shtetërore, të pushtetit vendor dhe një pjesë joshtetërore, që administrohen nga qendra fetare, ngo, nisma private. Sociologët mendojnë se pushteti vendor mund t'i trajtojë jetimët me një kujdes më të madh, sepse është më pranë tyre. Problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare kanë viktimizuar së pari këtë pjesë të pambrojtur të popullatës.

XS
SM
MD
LG