Lidhje

Dita Ndërkombëtare e SIDË-s: Shqipëria numëron 406 raste me virusin HIV

  • Armand Mero
  • Tiranë

Dita Ndërkombëtare e SIDË-s: Shqipëria numëron 406 raste me virusin HIV

Dita Ndërkombëtare e SIDË-s: Shqipëria numëron 406 raste me virusin HIV

Një nga viti 1992 kur në Shqipëri u zbuluan dy rastet e parë të infektuar me HIV, numri ka ardhur në një rritje të lehtë e konstatnte nga viti në vit, pa shpërthime të menjëhershme sikundër ka ndodhur ne disa prej vendeve të Europës lindore.

Sot në total numërohen 406 raste, por 20 përqind e tyre ka humbur jetën pasi janë diagnostikuar me Aids.

Numri i përgjithshëm nuk përbën ndonjë shifër alarmante, por edhe rënia e numrit të rasteve gjatë këtij viti, nga 60 që ishin vitin e kaluar në 40 gjithashtu nuk është shenjë e ndonjë kthese.

Shifrat në këtë rast janë vetëm statistika që fshehin një realtet tërësisht të ndryshëm, e që pranohet edhe nga mjekët e ekspertët e fushës.

Numri i personave të infektuar me virusin Hiv apo që mund të jenë edhe në stadin e Aids mendohet të jetë disa herë më i madh.

Mjaft të shohësh ecurinë e numrit të personave të diagnostikuar me Aids në 4 vitet e fundit, që janë gati 50 përqind e rasteve të zbuluara, për të kuptuar gjerësinë e mundshme të shtrirjes.

Një element lë të shpresosh ende, se megjithatë Shqipëria mund të mos jetë një rast ku të ketë një rrije të menjëhershme të numrit, kjo për shkak se rruga kryesore e transmetimit është ajo seksuale dhe në pjesën dërrmuese, heteroseksuale me një përqindje të ulët homobiseksuale.

Ndërsa përmes grupeve të përdoruesve të drogës është akoma më e ulët. Një problem mbetet sërish transmetimi përmes gjakut, duke qenë se identifikimi i infeksionit ka gjthmonë përqindjen e vet të rrezikut për shkak të asaj që njihet si periudha dritare, një kohë re deri 6 mujore ku prania e Hiv-it nuk kapet as nga analizat.

Po ashtu numri i pakët I testimeve vullnetare është një tjetër shqetësim. Të paktën 15 fëmijë e kanë marrë infeksionin gjatë lindjes nga nëna e tyre.

Në Shqipëri prej kohësh të sëmurët trajtohen me mjekimet speciale.

Aktualisht janë 125 raste, që marrin trajtim në qendrën spitalore universitare në Tranë dhe 14 fëmijë që po ashtu marrin terapi pranë pediatrisë.

Pjesa dërrmuese e rasteve gjatë gjithë këtyre vteve është e moshës nga 25 deri 45 vjec, ndërsa 70 përqind janë burra e vetënm 30 përqind femra.

Po ashtu numri kryesor i rasteve i përket personave që jetojnë në zonat urbane dhe më pak se nje e treta jetojnë në fshat.

XS
SM
MD
LG