Lidhje

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri


Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri

Shqipëria përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e cila është njëkohësisht edhe Dita e OSBE-së. Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut është një tërheqje vëmendjeje e gjithë popujve ndaj deklaratës mbi të drejtat njerëzore, që hartoi OKB-ja disa dekada më parë, si i pari dokument në këtë fushë.

Drejtuesi i ri i zyrës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Uollfarth, tha se Deklarata mbi të Drejtat Njerëzore erdhi si një nevojë që gjithsecili duhej të respektonte të drejtat e njeriut pas Luftës së Dytë Botërore. “Shqipëria - tha ambasadori Uollfarth - ka bërë përparim në trajtimin e çështjeve të të drejtave njerëzore. Ajo ka lëvizur nga shqetësimet themelore mbi të drejtat njerëzore të një vendi me konflikte, deri në lartësinë e një vendi që përpiqet të arrijë standartet europiane në këtë fushë. E gjitha kjo është një rrugë progresi”.

Ambasadori Uollfarth tha në një ceremony me këtë rast se sot, për fat të keq, ende ka fëmijë djem e vajza që lypin rrugëve dhe nuk shkojnë në shkollë. “Tek secili prej tyre gjendet një fëmjë mbi të cilin është ushtruar dhunë, ose lulëzon puna e fëmijëve” - tha drejtuesi i OSBE-së në Shqipëri. Një fushë tjetër ku, sipas OSBE-së, shkelen të drejtat njerëzore ëshë jeta e pakicave rome, ku shumica janë të papunë ose nuk u mjaftojnë të ardhurat. Ambasadori Uollfarth tha se mes tyre ka shumë pak njerëz të shkolluar.

“Arritjet shqiptare në fushën e të drejtave njerëzore ndër vite janë të mëdha, por përsëri duhet shumë punë, për të përmirësuar të drejtat njerëzore në Shqipëri. Ajo çka i kërkohet Shqipërisë tani është jo thjesht të arrijë standartet e të drejtave njerëzore, por të arrijë standardet më të larta të mundshme në çdo kohë” - tha ambasadori i OSBE-së.

Disa ditë më parë një institut studimor i pavarur publikoi një sondazh ku qytetarët pohonin se shoqëria shqiptare ka përparuar ndjeshëm në disa nga liritë njerëzore. liria e shprehjes, liria fetare ndërsa pjesa dërrmuese e të anketuarve shpreheshin se Shqipëria është një vend me standarte demokratike.

XS
SM
MD
LG