Lidhje

Dita Ndërkombëtare e Traumës

  • Pëllumb Sulo

15 shoqata joqeveritare zhvilluan një marrshim nëpër rrugët kryesore të Shkodrës, në përpjekje për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi nevojën e dhurimit vullnetar të gjakut

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Traumës, 15 shoqata joqeveritare zhvilluan një marrshim nëpër rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, në përpjekje për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi nevojën e dhurimit vullnetar të gjakut.

Marrshimi u zhvillua me moton ‘ Shumë jetë varen nga ti- dhuro gjak’. Pas marrshimit, një numër të rinjsh, pjesëtarë të shoqatave joqeveritare si dhe qytetarë të Shkodrës dhuruan gjak në një qendër të improvizuar dhurimi, të hapur në qendër të qytetit nga Qendra kombëtare e transfuzionit të gjakur.

Vitet e fundit, në Shqipëri është shtuar numri i përsonave talasemikë, të cilët kanë nevojë të vazhdueshme për gjak. Aktualisht numri i tyre ka arritur në mbi 600 përsona.

Gjithashtu, me ritme të larta janë shtuar edhe aksidentet rrugore. Që nga viti 1990, në Shqipëri jane rregjistruar 19.740 aksidente rrugore me rreth 23.500 të plagosur, ndërkohë që çdo vit, në këto aksidente humbin jetën rreth 350 njerëz, një kosto kjo mjaft e lartë për shërbimin spitalor dhe vetë familjet shqiptare.

XS
SM
MD
LG