Lidhje

Obama flet për Ditën e Punës


Në prag të Ditës së Punës, Presidenti amerikan Barack Obama foli për këtë festë federale dhe kontributin e punëtorëve për vendin në fjalimin e tij të përjavshëm sot.

Ai tha se në Ditën e Punës, e cila festohet të hënën, amerikanët do të nderojnë vlerat që mishërojnë njerëzit e punës: përpjekjet, përgjigjësinë, sakrificën dhe kujdesin për njëri-tjetrin.

Megjithatë, zoti Obama tha se “rruga drejt përmirësimit të jetesës është bërë më e vështirë” për shumë punonjës dhe se “hija e varfërisë vazhdon të errësojë perpektivën” e shumë punonjësve. Presidenti tha se ndërprerja e kësaj prirjeje, është përparësia e tij kryesore dhe duhet të jetë gjithashtu përparësia më kryesore e Uashingtonit.

Anëtari i Kongresit nga Pensilvenia, në fjalimin e përjavshëm republikan tha se punëtorët shohin vetëm pengesa nga Uashingtoni. Ai tha se partia e tij do që t’i mbrojë të gjithë nga zbatimi i reformës së kujdesit shëndetësor të Presidentit Obama, që synon të garantojë sigurime shëndetësore me kosto të ulët për miliona amerikanë.
XS
SM
MD
LG