Lidhje

Dita e Punës në Shtetet e Bashkuara


Amerikanët festojnë sot Ditën e Punës, një festë kombëtare kur nderohet kontributi i punëtorëve. Kjo ditë shënon njëkohësisht edhe fundin jo-zyrtar të stinës së verës.

Për herë të parë, e hëna e parë e shtatorit u caktua si Dita e Punës në vitin 1894, me kërkesën e sindikatave. Për dekada me radhë, në qytetet amerikane me rastin e kësaj dite janë zhvilluar parada masive, për nder të punëtorëve të organizuar në sindikata.

Gjatë 30 vjetëve të fundit numri i anëtarëve të sindikatave në Shtetet e Bashkuara ka rënë ndjeshëm, në kushtet e zhvillimit të teknologjisë dhe globalizimit të ekonomisë botërore. Kështu, në vitin 1983, 20 për qind e punëtorëve amerikanë bënin pjesë në sindikatë, ndërsa në vitin 2012 kjo shifër ishte 11 për qind.

Megjithatë, në saje të përpjekjeve të sindikatave në vite janë arritur një sërë rezultatesh, si përmirësimi i kushteve në vendin e punës, java 5-ditore e punës, sigurimi shëndetësor për punonjësit dhe një numër i caktuar ditësh pushimi me pagesë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG