Lidhje

SHBA: Ekspozitë me zbulime e shpikje të studentëve

  • Mike O'Sullivan

SHBA: Ekspozitë me zbulime e shpikje të studentëve

SHBA: Ekspozitë me zbulime e shpikje të studentëve

Një konkurs i përvitshëm për studentët novatorë mblodhi kohët e fundit në San Francisko 15 ekipe studentësh nga gjithë Amerika. Ky aktivitet u sponsorizua nga Lidhja Kombëtare e Zbuluesve dhe Novatorëve dhe ai evidentoi idetë e reja që plotësojnë nevojat e biznesit dhe që njëkohësisht trajtojnë probleme sociale.

Aktiviteti, i mbajtur këtë vit në Muzeun e Shkencave të San Franciskos, i quajtur Exploratorium, ka të bëjë me mprehtësinë e mendjes. Ekipe nga universitete amerikane ekspozuan pajisjet që ata kanë shpikur dhe kanë në plan të hedhin në treg përmes kompanive që kanë krijuar.

Ja disa prej tyre: Një ekip i Institutit Politeknik Renselaer ka krijuar një pajisje për pastrimin e ujit, të cilën shpreson ta shesë në mbarë botën për një dollar copën.

Shpikësit e pajisjes thonë se filtri mund t’u vijnë në ndihmë një miliardë njerëzve në botë që u mungon uji i pijshëm. Anëtari i ekipit Dave Perry thotë se e vendosën filtrin në një shishe të vjetër plastike.

"E mbushim shishen me ujë të papastër dhe vendosim atje pajisjen e filtrimit, dhe prej andej rrjedh ujë i pastër; I gatshëm për t’u pirë".

Një ekip i Universitetit të Kolorados po ashtu ka krijuar një sistem për pastrimin e ujit dhe do të tregtojë pajisje që përdoren gjatë lindjes nga mamitë në spitalet e vendeve në zhvillim.

Ky student, që ka mbaruar doktoraturën në universiteti Brown ka ndërtuar një sistem për shkatërrimin e llambave fluoreshente, të cilat përmbajnë lëndën e rrezikshme të mërkurit.

Studentët e inxhinierisë nga Universiteti Northwestern paraqitën një pajisje paralajmëruese për fëmijët e lindur para kohe, të cilët mund të vuajnë ndërprerja e frymëmarrjes. Pajisja, e cila vendoset tek barku i fëmijës, monitoron të dhënat jetësore të tij.

Studenti i Universitetit Northwestren, Yale Sun, u mor me provat klinike të pajisjes në Afrikën e Jugut.

"Është me të vërtetë tepër emocionuese. Jam i sigurtë, që për inxhinierët kjo është një punë e vështirë, por për mua është një sfidë, diçka emocionuese; flet me nënat gjatë provave klinike, dëgjon përshtypjet e tyre dhe me këtë rast edhe njihesh me to."

Pajisje të tjera mjekësore përfshijnë një ventilator që mund të përdoreret në rastin e një epidemie, dhe që gjithashtu mund të përmbushë nevojat e vendeve në zhvillim, thotë mjeku Matt Callaghan, nga Univesrsiteti Stanford.

"Kur shkon në vende të tjera si në Indi, Kinë, apo Afrikë, ato kanë nevoja të përditshme; atje vdesin mijëra njerëz çdo javë, ngaqë gjatë opreacioneve mungon ventilimi për shkak të kostos së lartë."

Ekipi i Universitetit Stanford shpreson të shesë një model ventilatori për 300 dollarë, çmim I lire ky krahasuar me ventilatorët e mëdhenj të spitaleve.

Një ekip i Universitetit Brown ka krijuar një karrocë për mbajtjen e ujit në tregun afrikan. Kompania e krijuar nga studentët quhet Anza, që do të thotë “filloj” në gjuhën Swahili, thotë Steve Cellucci, kryetar i bordit të drejtorëve.

"Karroca që shtyhet nuk kushton, sepse rrotat e saj ndërtohen nga mbeturinat, që janë rrota të ricikluara, që i krijojmë përmes një procesi të ri për prerjen e rratheve nga rrotat dhe më pas i bashkojmë ato me vida për të krijuar një rrotë shumë të forte."

Studentët e Universitetit Teknologjik të Michiganit po krijojnë helmeta më të mira për lojtarët e futbollit amerikan dhe për motoçiklistët.

Këshilltarja Humera Fasihuddin i ndihmon studentët t’i sjellin zbulimet e tyre në treg, duke i udhëzuar ata në një porces për sigurimin e fondeve, për të aplikuar për miratimin e qeverisë dhe më pas tregtimin e produkteve të tyre.

"Këta studentë kanë zbuluar se mund t’i zgjidhin problemet sociale të vendeve të varfëra dhe në të njëjtën kohë, edhe të fitojnë para. Dhe pasi fitojnë para, ata mund t’i riinvestojnë ato për të prodhuar objekte të tjera të vlefshme për vendet në zhvillim."

Ajo thotë se këta studentë kombinojnë novatorizmin me biznesin dhe me problemet sociale që përbëjnë shqetësim.

XS
SM
MD
LG