Lidhje

Festivali kombëtar i lulëzimit të qershive

  • Zëri Amerikës

Festivali kombëtar i lulëzimit të qershive

Festivali kombëtar i lulëzimit të qershive

Miliona turistë vizitojnë Uashingtonin gjatë festivalit të përvitshëm të lulëzimit të qershive. Ceremonia dy javore është një festë e sezonit të pranverës si dhe një kujtim i dhuratës domethënëse që japonezët i bënë Shteteve të Bashkuara duke mbjellë 3 mijë pemët e qershive në vitin 1912 si shenjë e miqësisë mes dy vendeve.

Turistët dhe banorët e qytetit vizituan basenin e quajtur Tidal në Uashington DC gjatë fundjavës për të parë një nga skenat më tërheqëse të kryeqytetit amerikan –lulëzimin e qershive.

Njerëzit vijnë për të parë çeljen e luleve të famshme të bardha dhe rozë.

Festivali i sivjetshëm i qershive shënon 98 vjetorin e dhuratës së pemëve që Japonia i bëri kryeqytetit amerikan.
Festivali 16 ditor i lulëzimit të qershive tërheq gati një milionë vizitorë çdo vit në Uashington.

Hotelet ofrojnë paketa gjatë këtij sezoni, muzeumet zhvillojnë ekspozita speciale dhe qyteti organizon festivalin më të madh japonez si dhe dhjetra aktivitete të tjera.

Ky është viti i dhjetë radhazi që lulet e famshme kanë çelur në kohën e duhur për festivalin. Festivali Kombëtar i Qershive nisi më 27 mars dhe përfundon më 11 prill.

XS
SM
MD
LG