Lidhje

Bushati në Uashington: Diskutuam mbi marrëdhëniet me SHBA

  • Ilir Ikonomi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati po zhvillon në Uashington takime me zyrtarët amerikanë lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara dhe me gjendjen në Ballkanin perëndimor, ku Rusia ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për ndikim dhe ku vihet re një rritje e tensioneve brenda disa vendeve. Si anëtare e NATO-s Shqipëria kontribuon me trupa në Afganistan dhe Irak.

Vizita e zotit Bushati përmbante takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentin e Shtetit dhe në Pentagon. Mbrëmë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë foli në një diskutim të organizuar nga Fondi Marshall Gjerman.

Zoti Bushati tha në diskutim se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në vështirësi për shkak të sfidave politike dhe të sigurisë. Ai përmendi krizën parazgjedhore në Shqipëri, rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe krizën politike në Maqedoni. Këto sfida, tha ai, lidhen me zhvillimet brenda Bashkimit Evropian, i cili po përjeton krizën e tij të brendshme, si dhe me perecptimin rreth një çangazhimi të Shteteve të Bashkuara me Evropën.

Ministri i Jashtëm Bushati përmendi sidomos përpjekjet e Rusisë për të shtuar ndikimin në Ballkanin Perëndimor:

“Mund të shihet se Rusia po tregohet mjaft agresive në bashkëpunimin e saj me Kishën Ortodokse, me mediat, me aktivistë të shoqërisë civile, me parti politike. Kemi parë gjithashtu se Rusia po tregohet mjaft aktive me deklaratat lidhur me zhvillimet në Maqedoni. Ka patur shumë më tepër deklarata të bëra nga Rusia se sa nga Departamenti i Shtetit apo nga Brukseli lidhur me zhvillimet në Maqedoni,” tha zoti Bushati.

Zoti Bushati foli për ato që ai i quajti “aleanca kundër ambasadave amerikane në rajon.

“Në të kaluarën kemi parë sulme sporadike kundër ambasadorëve amerikanë, në Tiranë për shembull, ndërsa tani shikojmë një fushatë të orkestruar kundër rolit të ambasadave amerikane në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Kjo po bëhet mjaft e rrezikshme, sidomos në situatën me të cilët përballet Bashkimi Evropian si dhe duke mbajtur parasysh faktin që ambasadat amerikane kanë mbështetur mjaft reformat për sundimin e ligjit në vendet tona.”

Zoti Bushati i quajti një histori suksesi masat e buta që ai tha se Shqipëria ka përdorur për t’u përballur me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, në krahasim me vendet e tjera, që e kanë bërë me anë të miratimit të legjislacionit të ri:

“Në rastin e Shqipërisë, kemi parë një bashkëpunim mjaft të efektshëm me udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit për t’u përballur me këtë dukuri. Ne jemi në hapat e fundit për të ngritur në suazën e NATO-s një qendër rajonale për t’ju kundërvenë ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, sepse ne besojmë se shkëmbimi i kësaj përvoje të mirë do të ishte me vlerë edhe për shoqëritë e tjera që përballen me këtë dukuri. Numri i luftëtarëve të huaj që shkojnë nga Shqipëria është zero dhe ky është një sukses krahasuar me shifrat dy-tre vjet më parë,” tha ministri i Jashtëm shqiptar.

Zoti Bushati e quajti bllokimin e tanishëm parazgjedhor në Shqipëri “një krizë artificiale”, të krijuar nga rezistenca ndaj reformës në sistemin e drejtësisë. Megjithatë, ai nuk përmendi shtimin galopant të kultivimit të drogës në vend dhe kritikat e zëshme të opozitës, e cila thotë se zgjedhjet e qershorit me shumë gjasë do të manipulohen për shkak të, sipas saj, përdorimit të parave nga droga për kapjen e shtetit dhe të mediave.

Zoti Bushati u takua mbrëmë me Zëvendës Këshilltaren e Sigurisë Kombëtare të SHBA Kathleen McFarland. I pyetur nga Zëri i Amerikës rreth përmbajtjes së takimit, zoti Bushati tha se linjat kryesore të politikës amerikane në Ballkan nuk kanë ndryshuar:​

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG