Lidhje

Diveroli dënohet me katër vjet burg


Diveroli dënohet me katër vjet burg

Diveroli dënohet me katër vjet burg

Efraim Diveroli, trafikanti amerikan i armëve, kompania e të cilit arriti disa vjet më parë të siguronte një kontratë 300 milionë dollarëshe me Departamentin amerikan të Mbrojtjes, u dënua me 4 vjet burgim.

Ai u dënua për shitjen e miliona municioneve kineze të ndaluara Pentagonit për t’u përdorur nga forcat afgane. Vendimin e dënimit e mori dje një gjykatë në Florida.

Tani 25-vjeçar, Efraim Diveroli e pati pranuar që në vitin 2009 fajësinë pas akuzës për komplot për mashtrim. Në një marrëveshje me organet e drejtësisë, Diveroli pranoi se në vitin 2007 pati planifikuar bashkë me punonjësit e kompanisë me bazë në Miami, AEY, për t’i shitur ushtrisë amerikane municione të ndaluara kineze me vlerën e 10, 3 milionë dollarëve, të cilat ata u përpoqën t’i paraqisnin sikur të ishin prodhuar në Shqipëri.

Ky veprim shkeli embargon e vendosur në vitin 1989 nga Kongresi amerikan ndaj armëve të prodhuara në Kinë, pas masakrës ndaj studentëve kinezë në sheshin Tienanmen të Pekinit.

XS
SM
MD
LG