Lidhje

Djegia e flamurit amerikan


Detail of the West Facade of the U.S. Supreme Court, Washington, March 7, 2011.
Detail of the West Facade of the U.S. Supreme Court, Washington, March 7, 2011.
Të shtunën, më 21 qershor, është 25 vjetori i një vendimi të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara në lidhje me lirinë e fjalës.

Me një votim 5-4, gjykata e lartë vendosi se djegia e flamurit amerikan ishte një shprehje e lirisë së fjalës e garantuar nga Kushtetuta amerikane.

Vendimi i vitit 1989 ishte i debatueshëm në atë kohë dhe disa përpjekje për të krijuar një amendament kushtetues për të mbrojtur flamurin nga përdhosja nuk patën sukses.

Djegia e flamurit amerikan ka qenë një element kryesor i protestave brenda vendit kundër luftrave për dekada të tëra dhe është bërë nga grupe të mëdha dhe të vogla.

Djegia e flamurit shkaktoi reagime të ashpra dhe shumica e shteteve miratuan ligje që të mbrojnë flamurin nga përdhosja.
Por në vitin 1989 Gjykata e Lartë vendosi se djegia e flamurit ishte një formë proteste e mbrojtur me ligj. Elliot Mincberg është me organizatën “People for the American Way”.

“Sipas Kushtetutës sonë, nuk duhet të jesh në gjendje të ndalosh atë që thotë dikush tjetër, sepse nuk të pëlqen këndvështrimi i tyre.”

Njëzet e pesë vjet më vonë, çështja gjyqësore vazhdon të shkaktojë emocione të forta, sidomos mes veteranëve të cilët e konsiderojnë flamurin amerikan si një simbol të gjallë të demokracisë.

Rreshteri i ushtrisë amerikane i dalë në pension Louis Celli është me organizatën American Legion.

“Flamuri amerikan është më shumë se një copë përlhure. Ai përfaqëson sakrificat e ushtarëve amerikanë. Triumfet dhe vështirësitë e popullit amerikan gjatë më shumë se 200 vjetëve.”

Zoti Celli shpreson të bindë Kongresin dhe shtetet për të mbrojtur flamurin nëpërmjet miratimit të një amendamenti kushtetues.

“Jo vetëm veteranët do të votonin për këtë, por edhe shumica e popullit amerikan. Sondazhet tregojnë se një amendament të tillë ka mbështetje të gjerë.”
Amerikanët treguan një respekt të ri ndaj flamurit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Por përkrahësit e lirisë së fjalës si Elliot Mincberg besojnë se vendimi rreth djegies së flamurit i ka mbijetuar testit të kohës.

“Kushtetuta amerikane mbron të drejtën e të gjithë për të kundërshtuar, për të protestuar në mënyrë paqësore edhe ndaj disa prej simboleve më të rëndësishme të republikës sonë. Është kjo mbrojtje që i jep amerikanëve lirinë që të gjithë e vlerësojnë këtu dhe kudo në botë.”

Vendimi gjyqësor është ligj tani. Por debati politik mbi mbrojtjen e flamurit vazhdon.
XS
SM
MD
LG