Lidhje

Dobësohet stuhia tropikale Alex


Stuhia tropikale Alex po dobësohet dhe po lëviz brenda në Meksikë ndërsa ekipet e pastrimit të naftës në Gjirin e Meksikës po shpresojnë të rifillojnë operacionet e ndërprera nga kushtet e motit.

Parashikuesit në Qendrën Kombëtare të Uraganëve thanë se erërat e stuhisë janë tani 85 kilometra në orë dhe ata presin që stuhia të zbuet ndërsa zbret në malet meksikane gjatë natës.

Stuhia vazhdon të sjellë shira të rrëmbyer mbi Meksikë dhe pjesë të jugut të Teksasit.

Një zëdhënës i Rojes Bregdetare amerikane tha se zbutja e stuhisë kishte lejuar grumbullimin e një pjese të naftës dhe pastrimi kishte filluar por këto operacione më pas ishin ndërprerë.

Një zëdhënës i kompanisë BP tha se kushtet mbetet të vështira në brigjet e Luizianës por kompania shpreson të fillojë përsëri operacionet në pasdite.

XS
SM
MD
LG