Lidhje

Shqipëri-Kosovë, dogana të përbashkëta


Kryeministri Edi Rama premton ndërhyrje për të shmangur barrierat e shumta që pengojnë shkëmbimet e mallrave mes dy vendeve

Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës angazhohen për të shmangur procedurat që pengojnë shkëmbimet e mallrave mes dy vendeve. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha sot se është e domosdoshme ngritja e terminaleve dhe pikave të përbashkëta doganore. “Terminali i përbashkët i Morinë-Vermicës dhe zyrat doganore të përbashkëta të Morinë-Tropojës dhe të Qafë Prush-Hasit janë në rendin e ditës, për t’u adresuar konkretisht. Afrimi nuk është vetëm logjistik, por është njehsim procedurash. Është shkurtim drastik i kontrollove, është shkurtim drastik i kohës së përpunimit dhe të kalimit dhe padyshim fare dhe këtu jemi dakord, absolutisht, me Kryeministrin e Kosovës, por dhe të dyja qeveritë, mundësi e re për të goditur shfaqet korruptive dhe të për reduktuar evazionin dhe trafiqet paligjshme”, deklaroi kryeministri.

Në takimin mes përfaqësuesve të doganave respektive, ku merrnin pjesë edhe ministrat e Financave, zoti Rama shpjegoi se janë gjetur fondet për përshtatjen e sistemeve informatike të doganeve të të dy vendeve, gjë e cila do të mundësojë që mallrat kosovare që kalojnë tranzit nëpër Shqipëri t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli duke evituar ato në kufirin mes dy vendeve.

Kryeministri tha gjithashtu se duhet të realizohet edhe njehsimi i certifikatave fito sanitare që lëshohen për produktet ushqimore, për të shmangur barriera që sipas tij janë skandaloze. Ai përmendi edhe heqjen e cmimeve të referncës për mallrat me origjinë nga Kosova si dhe konsideroi shqetësuese oraret e reduktuara të punës në dogana të cilat pasohen me radhë të gjata në kufij. Zoti Rama theksoi se të dy vendet duhet të funksionojnë si një treg i vetëm.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG