Lidhje

Dokumentet: Bin Ladeni ishte i irrituar me grupet xhihadiste rajonale

  • Zëri Amerikës

Një studim i dokumenteve të bëra publike pasi u morrën nga shtëpia e Osama Bin Ladenit në Pakistan vitin e kaluar, zbulon se Bin Laden ishte i irrituar me grupet xhihadiste rajonale dhe pamundësinë e tij për t’i kontrolluar ata.

Qendra për Luftimin e Terrorizmit në akademinë ushtarake amerikane në West Point thotë se irritimi i udhëheqësit të Al-Kaidës është një nga tregimet më interesante të 17 dokumenteve sekrete që sapo janë publikuar. Insitutit privat i studimeve i publikoi dokumentet dhe analizën e tyre sot.

Qendra thotë se në kundërshtim me atë që shumë njerëz mendonin, Bin Laden nuk i kontrollonte veprimet e të gjitha grupeve xhihadiste në botë.

Forcat speciale amerikane vranë Bin Ladenin gjatë një operacioni të fshehtë në shtëpinë e tij në Pakistan pranë një baze ushtarake në qytetin Abotabad më 2 maj të vitit të kaluar. Forcat speciale konfiskuan një numër dokumentesh përfshirë pamje filmike dhe korrespondenca personale.

XS
SM
MD
LG