Lidhje

Domenik Stros Kan shpreh pendim për incidentin me pastruesen e hotelit

  • Zëri Amerikës

Domenik Stros Kan shpreh pendim për incidentin me pastruesen e hotelit

Domenik Stros Kan shpreh pendim për incidentin me pastruesen e hotelit

Në intervistën e tij të parë televizive që kur u arrestua në Nju Jork, ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Domenik Stros Kan, tha se është penduar për incidentin me pastruesen e hotelit, por i quajti gënjeshtra akuzat e saj për përdhunim.

Zoti Stros-Kan u intervistua nga një gazetare që është mike e bashkëshortes së tij në kanalin televiziv francez TF1. Zoti Sros-Kan tha se marrëdhënia e tij me pastruesen ishte me pëlqimin e të dy palëve, duke këmbëngulur se nuk kishte përdorur dhunë.

Ai e quajti incidentin një dështim moral. Po ashtu ish kreu i FMN-së i mohoi akuzat e shkrimtares franceze Tristane Banon e cila thotë se ai u përpoq ta përdhunonte në vitin 2003. Ai i quajti akuzat e saj imagjinare.

XS
SM
MD
LG