Lidhje

Tiranë: Ambasadori Lu mbi zhvillimet e fundit


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, deklaroi sot se SH.B.A. nxitin partitë politike në Tiranë që të largojnë nga parlamenti personat me veprimtari kriminale dhe korruptive. Ambasadori Lu i bëri këto komente gjatë komunikimit të hapur me qytetarët shqiptarë përmes rrjetit Facebook, ku theksoi se ka shumë rëndësi që procesi i dekriminalizimit të vazhdohet sipas marrëveshjes që nisi në dhjetor 2014.

Ambasadori Lu mbi hetimet
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

Ambasadori Lu, deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një Zyrë Kombëtare Hetimi, të aftë për të hetuar zyrtarët më të lartë. Ambasadori Lu komunikoi sot drejtpërdrejt me qytetarët në rrjetin Facebook mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai tha se SHBA mbështesin parlamentin, prokurorinë dhe drejtësinë në hapat për të dekriminalizuar institucionet dhe për të luftuar korrupsionin.

Ai tha se ekipi i FBI amerikane, që po viziton Tiranën diskutoi për mbështetjen e byrosë shqiptare të hetimit, që po krijohet, sepse Shqipëria ka nevojë për një organ të zbatimit të ligjit me kapacitet hetimi të thelluar, që të hetojë zyrtarë të lartë. Ambasadori amerikan tha se Zyra Kombëtare e Hetimit është shumë e rëndësishme për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Prokuroria dhe gjykatat duhet të vazhdojnë të përmbushin detyrat e tyre në zbatim të ligjit.

Në një pyetje të veçantë për korrupsionin, ambasadori Lu tha se korrupsioni është një pengesë për qytetarët, bizneset dhe qeverinë, i cili duhet goditur me forcë dhe vazhdimisht. Sipas tij, në vend ka dy lloje korrupsioni: njerëzit e thjeshtë paguajnë për të marrë shërbime dhe nga ana tjetër është korruptimi në nivelet e larta.

“Hetimet ndaj antarëve të parlamentit po përparojnë - tha ai - dhe po tregojnë se askush nuk ëhstë mbi ligjin dhe as i paprekshëm. Ne mbështesim përpjekjet e politikës dhe të drejtësisë për të goditur korrupsionin në sektorin publik e privat, kudo që ai gjendet. Ne vlerësojmë jo fjalët por veprimet e prokurorisë, parlamentit, drejtuesve të partive ndaj dekriminalizimit”.

Ambasadori amerikan tha se mbante shpresa të mëdha që pas dhjetë vjetësh Shqipëria një vend i fortë, me institucione të pavarura, me lumenj dhe liqene të pastër, male dhe bregdete të mbushur me turistë dhe shkolla me cilësi të lartë. Ambasadori Lu tha se Shqipëria po vazhdon punën për të rregulluar të ardhmen e saj të shkëlqyer, sepse ka treguar në dy dekada që arrin shumë rezultate.

SHBA, tha zoti Lu, përshëndesin veprimin e prokurorisë së përgjithshme për të ngritur akuzat ndaj dy deputetëve, vlerësojnë veprimet e parlamentit, ndërsa gjykatat duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre.

XS
SM
MD
LG