Lidhje

Miratimi i kandidaturës së Amb. Donald Lu


Dhjetra kandidatura të propozuara nga Presidenti Obama për poste të ndryshme publike janë bllokuar në Senat nga republikanët e opozitës.

Mes tyre është është edhe ajo e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Shqipëri, Donald Lu.

Kongresi pritet t’i fillojë punimet javën e ardhshme dhe miratimi i kandidaturave pritet të jetë në rend të ditës.

Kohët e fundit demokratët që kontrollojnë Senatin, i bënë një ndryshim historik rregullores së Senatit, sipas së cilës, emërimet presidenciale, me përjashtim të atyre për në Gjykatën e Lartë, mund të miratohen me shumicën e thjeshtë, me 51 vota, nga 60 që parashikonin rregullat e mëparshme.

Senatori republikan Lindsey Graham ishte zotuar se do të bllokonte të gjitha emërimet e reja të Presidentit Obama, për t’i bërë trysni administratës të jetë më transparente për ngjarjen e Bengazit, ku nga sulmi ndaj konsullatës amerikanë në Libi u vranë 4 persona, mes tyre edhe ambasadori amerikan.

Emërime si ato ku bën pjesë kandidatura e ambasadorit Lu, zakonisht miratohen në senat me konsensus unanim, pa qënë nevoja e një votë të regjistruar.

Kandidatura e ambasadorit Lu është miratuar tashmë nga komisioni i marrëdhënimeve me jashtë të Senatit.
XS
SM
MD
LG