Lidhje

Luftime të ashpra në Donetsk


Qyteti i Donteskut në Lindje të Ukrainës, një nga qendrat e kryengritjes separatiste, u bë objekt i zjarrit intensiv të artilerisë, duke shtuar trysninë ndaj një armëpushimi të brishtë dymujor mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Vëzhguesit evropianë në Ukrainë thonë se janë të shqetësuar pasi kanë parë autokolona me armë të rënda dhe tanke në zonat e kontrolluara nga separatistët.

Kryetari në detyrë i OSBE-së, president dhe ministër i jashtëm i Zvicrës, Didier Burkhalter tha se është i shqetësuar për intensifikimin e dhunës. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve dje që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të konsoliduar armëpushimin dhe t’u shmangen veprimeve që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.

XS
SM
MD
LG