Lidhje

Tiranë: Qendra për të Drejtat e Romëve, raport me kritika


Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) u paraqiti sot autoriteteve shqiptare një amkesë për diskriminimin e drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë që vuajnë pakicat në Shqipëri.

Tiranë, raport për gjendjen e romëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Duke marrë shkas nga një shtëpi fëmijësh në veri të vendit, kjo qendër u kërkoi zyrtarëve të ndihmojnë në trajtimin dinjitoz të pakicave sipas ligjeve në fuqi dhe të mos diskriminohen për shkak të racës dhe varfërisë ë tyre.

“Pakica rome në Shqipëri përballet me një mori aktesh diskriminimi, që janë pjesë e një historie diskriminimi të tyre në këtë rajon, por tani duhet përmirësuar” - thotë presidenti i Qendrës Europiane për të drejtat e romëve, Dorde Jovanoviç.

Organizata iu drejtua Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për një seri të drejtash që lidhen me fëmijët romë.

Një numër i madh fëmijësh romë ndahen nga familja, strehohen në jetimore dhe nuk lejohen të bashkohen me prindin për shkak të varfërisë.

"Varfëria - thotë ai - nuk mund të jetë një arsye që fëmija të ndahet nga familja. Për të fuqizuar këta fëmijë ndihma duhet të shkojë tek familjet e tyre dhe jo tek institucionet që mbajnë fëmijët".

Në shumicën e rasteve ka një diferencë të madhe ekonomike midis banorëve romë dhe joromë.

Varfëria është njëlloj për të gjithë, theksoi zoti Jovanoviç, kudo luftojnë njerëzit për ujin, ushqim dhe strehim, por kjo dhimbje pakësohet nëse kjo nuk mbështetet në motive diskriminimi racor.

"Popullata rome në Shqipëri është më e varfër se sa ajo jorome, por varfëria e tyre ka ardhur sepse prej shumë vjetësh ata janë përjashtuar nga shoqëria dhe nuk kanë marrë shkollimin e duhur” - tha presidenti i Qendrës Europiane për të Drejtat e Romëve.

Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve është e informuar se romët në Shqipëri jetojnë nëpër fshtatra, nëpër periferi të qyteteve dhe të shoqërisë, por kjo gjendje, sipas saj, është e papranueshme dhe duhet të fillojë që të ndryshojë.

Raporte kritike për gjendjen e romëve në shqipëri ka publikuar edhe avokati i popullit, Igli Totozani.

Ai flet trashëgimin e varfërisë në radhët e romëve, për dhunën dhe diskriminimin e tyre, ndërsa planet e qeverisë dhe donatorëve nuk shihet të japin rezultate.

XS
SM
MD
LG