Lidhje

Jep dorëheqjen Oswald Gruebel, shefi ekzekutiv i bankës zvicerane UBS


Jep dorëheqjen Oswald Gruebel, shefi ekzekutiv i bankës zvicerane UBS
Jep dorëheqjen Oswald Gruebel, shefi ekzekutiv i bankës zvicerane UBS

Jep dorëheqjen shefi ekzekutiv i bankës UBS, Oswald Gruebel

Shefi ekzekutiv i bankës më të madhe të Zvicrës, Oswald Gruebel, dha dorëheqjen, pasi një skandal transaksionesh, i kushtoi bankës zvicerane UBS rreth 2.3 miliardë dollarë.

Banka UBS njoftoi sot dorëheqjen e zotit Gruebel. Drejtori i Bordit të Drejtorëve, Kaspar Villiger tha me anë të një deklarate se banka i kishte kërkuar zotit Gruebel që të qëndronte në atë pozitë, por ai mendonte se duhej të pranonte përgjegjësinë për transaksionet e paautorizuara financiare.

Një tregëtar i bankës me seli në Londër, Kweku Adoboli, po mbahet në burg në Britani, pasi u arrestua javën e kaluar në lidhje me skandalin nën akuzat për mashtrime dhe llogari bankare false.

Banka UBS i kërkoi zotit Gruebel, i cili kishte dalë në pension, që të drejtonte institucionin pas humbjeve të mëdha në investimet e huave të banesave, që mbetën pa u paguar.

XS
SM
MD
LG