Lidhje

“Doruntina” rishfaqet në Nju Jork


Drama “Doruntina” rikthehet pas 7 vjetësh me një version të ri në teatrin “Interart” në qytetin e Nju Jorkut dhe në teatrin “Emelin” në Weschester. Drama e bazuar në romanin, “Kush e solli Doruntinën”, të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, trajton temën e familjes, dashurinë e ndaluar dhe fuqinë e premtimit, besës shqiptare. Ajo është realizuar nga Teatri Oda në bashkëpunim me kompaninë teatrale “Blessed Unrest”. Trupa e saj përbëhet nga katër aktorë amerikanë dhe katër aktorë shqiptarë. Drejtuesit e Teatrit Oda dhe kompanisë teatrale Blessed Unrest, shpresojnë që tema e trajtuar në dramën “Doruntina” do të tërheqë një numër të madh artdashësish amerikanë. Doruntina do të shfaqet në Nju Jork dhe Weschester nga 23 prilli deri më 10 maj. Kolegu Festim Gashi bisedoi me bashkëregjisorin e shfaqjes, Florent Mehmeti dhe me aktoret Njomëza Ibraj Fetiu dhe Poppy Liu.

Nju Jork: Drama "Doruntina"
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:15 0:00

XS
SM
MD
LG