Lidhje

Rycroft-Dovolani fitues të konkursit "Vallëzim me Yjet"


Rycroft dhe Dovolani erdhën në finale me dy vallëzime të mëparshme, ku morën vlerësime të përsosura

Ylli i televizionit amerikan Melissa Rycroft dhe partneri i saj, balerini i famshëm me origjinë shqiptare, Tony Dovolani u shpallën mbrëmë kampionë në sezonin e 15-të të konkursit "Vallzojmë me Yjet". Kjo është hera e parë për Tonin që zë vendin e parë në këtë konkurs.

Çifti fitoi ndaj dy finalistëve të tjerë, ish kampionë të mëparshëm në këtë konkurs, aktoret Kelly Monaco dhe Olympian Shawn Johnson, duke marrë trofenë e ndritshme.
Konkurentët e tjerë të sezonit të parë të të gjithë yjeve të konkursit "Vallzojmë me Yjet", ngritën lart fituesit e rinj.

Në prag të konkursit final, Melissa Rycroft tha se ndjehej shumë entuziate dhe plot besim në fitore.

"Është një gjë e këndëshme dhe e papritur, një përvojë shumë e mirë. Ne falenderojmë përkrahësit tanë, sepse pa ata nuk do të kishim fituar", tha ajo.

Në finalen dy orëshe morën pjesë përveç tre finalistëve edhe konkurentët, që ishin skualifikuar në javët e mëparshme. Gjashtë prej konkurentëve ishin fitues të mëparshëm të konkursit "Vallzojmë me Yjet".

Rycroft dhe Dovolani erdhën në finale me dy vallëzime të mëparshme, ku morën vlerësime të përsosura. Këto vlerësime bashkë me votat e shikuesve dhe një vlerësim të fundit të gjykatësve për "vallëzimin e momentit" për të cilin ata patën më pak se një orë që të përgatiteshin, u dhanë atyre fitoren e shumë pritur.

Mesissa Rycroft konkuroi për herë të parë në vitin 2009 në programin "Vallzojmë me Yjet". Tony ka qënë pjesë e këtij konkursi që prej sezonin të dytë. Në zonin e tetë ai ishte partner i Melissa Rycroftit, ku zunë vendin e tretë dhe u deshën edhe 7 sezone të tjerë, që Melissa dhe Tony të ktheheshin përsëri në sallën e vallzimit për të fitur vendin e parë.
XS
SM
MD
LG