Lidhje

Mjekët shqiptarë dhe studimet europiane


Mjekët shqiptarë janë përfshirë vitet e fundit edhe në qarqet shkencore europiane. Një prej më të njohurave mes tyre është doktoresha Greisa Vila. Ajo studion prej afro 20 vjetësh në Vienë. Por doktoresha Greisa kthehet shpesh në Shqipëri, për të sjellë përvojën e saj në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mjekët shqiptarë dhe kontributri i tyre në Evropë
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:03 0:00

Pas shumë vite studime në Shqipëri, në Francë dhe në Austri, doktoresha e endo-krinologjisë dr. Greisa Vila vazhdon kërkimet shkencore njëkohësisht me mjekimin dhe shërbimin ndaj pacientëve.

Bazuar në përvojën dhe kërkimet e saj shkencore të vazhdueshme, dr. Greisa ka mbajtur dhe mban shumë referate në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Këtë radhë ajo është ftuar nga kolegët të flasë në një konferencë në Shqipëri.

Endo-krinologjia është një degë e re e shkencave mjekësore, e cila edhe në Shqipëri ka ndjekësit e saj.

Profesorët e kësaj fushe tani po mbështesin studentët dhe mjekët e rinj për të përparuar në këtë fushë aq të vecantë.

Dr. Greisa viziton herë pas here prindërit e saj në Tiranë dhe një pjesë të pushimeve vjetore i kalon në Shqipëri, megjithë ngarkesën e madhe të punës mjekësore që ka në Vienë.

Drejtuesi i shoqatës shqiptare të endo-krinologjisë, dr. Agron Ylli, është edhe një bashkëpunëtorët e parë dhe kryesorë të dr.Greisa Vilës. Ai vlerësoi mjaft talentin dhe përkushtimin dr. Greisës në kërkimin shkencor.

Dr. Greisa thotë se ajo nuk i ka vizituar spitalet shqiptare dhe nuk mund të flasë për gjendjen e tyre, por flet me siguri për aftësitë profesionale të kolegëve të saj.

Shoqata europiane e endokrinologjisë zgjedh herë pas here Shqipërinë për të zhvilluar konferencat e saj shkencore, duke bashkuar mjekët më të mirë shqiptarë dhe europianë të kësaj fushe.

Mes tyre dr. Greisa dhe dr.Agroni zënë në vend të vecantë si organizatorë dhe si stusiues.

XS
SM
MD
LG