Lidhje

Poeti Drago Siliqi u nderua me titullin "Mjeshtër i Madh"


Në Tiranë, presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekoroi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” poetin dhe botuesin shqiptar Drago Siliqi për ndihmesën në zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqipe. Poeti Drago Siliqi ndërroi jetë 50 vjet më parë gjatë një aksidenti ajror, dhe jetoi vetëm 33 vjeç. Megjithatë studiuesit vlerësojnë ende si të rëndësishme poemat e tij dhe ndihmesën në përkthimin e letërsisë më të mirë botërore në gjuhën shqipe nga mesi i shekullit të kaluar.

Kujtohet Drago Siliqi
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:10 0:00

Dekorimi i tij erdhi pikërisht në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta. Ministria e kulturës organizoi një tubim shkencor e përkujtimor me këtë rast, ku folën disa nga studiuesit e njohur dhe bashkëkohës të tij. Ndërsa poeti i njohur shqiptar Bardhyl Londo foli për ngjashmëritë e dukshme të stilit dhe të mesazheve të poezive të Drago Siliqit me letërsinë europiane, sidomos në poemën “Këngë e re për dashurinë e vjetër”. Pesë dekada më parë Drago Siliqi ndërroi jetë në një aksident ajror, ndërsa studiuesit e kritikët shqiptarë vazhdojnë edhe sot të analizojnë veprat e tij. Poeti Drago Siliqi ndërroi jetë në moshën 33 vjeçare, duke lënë të mitura dy vajzat e tij, Darina e Laura, të cilat nuk e harruan asnjëherë, ashtu si qarqet letraro-artistike të Shqipërisë.

Në këtë tubim shkencor e përkujtimor u shqyrtua gjerë krijimtaria letrare e Drago Siliqit nga historianë të letrësisë, kritikë e poetë si dhe bashkëkohës e bashkëpunëtorë të tij të afërt. Ata theksuan që herë si poet, herë si përkthyes, herë si kritik a publicist dhe herë si drejtor i botimeve “Naim Frashëri”, autori Drago Siliqi gjithmonë dha ndihmesën e vet që gjuha dhe letërsia shqiptare të zhvilloheshin sa më shumë, duke mbështetur rrymat e reja letrare dhe përkthyesit më të mirë të Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG